Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Daliq, ka thënë se historia nuk ka përfunduar për lojtarët aktualë, pas humbjes së tyre në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Argjentinës.
Kroacisë iu privua shansi për të shkuar në finalen e dytë të radhës të Kupës së Botës pasi u mposht nga Argjentina me rezultat 3:0, shkruan Goal.
Por, Daliq këmbëngul se gjenerata aktuale do të vazhdojë me udhëheqjen e ekipit kombëtar në Euro 2024.
“Ndoshta ky është fundi i gjeneratës për Kupën e Botës, disa kanë mbushur një moshë dhe duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në 2026. Ne kemi pasur një ekip të madh dhe kjo gjeneratë do të përfundojë karrierën në Euro 2024”, tha Daliq./Prishtinapress/