Site icon PrishtinaPress

Trajneri i Zvicrës: Mezi e pres ndeshjen me Kosovën

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur pas hedhjes së shortit për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Zvicrës i ka rënë shorti të jetë me Kosovën në grupin I, dhe për shkak Yakin ka thënë se i gëzohet shumë kësaj përballje.

Po ashtu trajneri zviceran theksoi se ka një kujtim të veçantë me Izraelin për shkak se e kishte luajtur ndeshjen e fundit si futbollist profesionist kundër izraelitëve.

“Për mendimin tim kundërshtari më i fortë në grup është Izraeli” – tha Yakin.

“Unë kam shumë miq kosovarë në Zvicër dhe mezi e pres ndeshjen me Kosovën “- shtoi ai.

Ndeshja do të jetë emocionale për shkakun se disa futbollistë me prejardhje nga Kosova si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, luajnë për Zvicrën.

E po ashtu edhe disa futbollistë të Kosovës, kanë luajtur në ligën zvicerane dhe janë rritur në shtetin helvetik./Prishtinapress/

Exit mobile version