Site icon PrishtinaPress

Trajneri i Sivassporit: Është dëshpëruese të mposhtesh në shtëpi, por ka edhe një ndeshje kthimi

Ballkani regjistroi sonte fitoren e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës fituan në udhëtim te Sivasspori me rezultatin 3:4, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Yeni 4 Eylul” dhe ishte e vlefshme për raundin e tretë në Grupin G.

Trajneri i skuadrës turke, Riza Calimbay, pas ndeshjes tha se është dëshpëruese të humbësh në shtëpi.

“Është dëshpëruese të mposhtemi në fushën tonë, por ka një ndeshje kthimi. Ne do të bëjmë çmos për ta rregulluar këtë”, tha fillimisht ai në konferencën për media.

“Gabimet individuale janë për fat të keq një plus në këtë lojë. Ishte një lojë që mund ta fitonim lehtësisht, por pranuam gola shumë të lehtë. Kur barazuam 3-3, duhej ta vlerësonim edhe atë, por pranuam gola të panevojshëm”, shtoi tutje trajneri i Sivassporit.

Calimbay fajësoi mbrojtjen për këtë humbje, teksa tha se do të bëjnë gjithçka për të fituar ndaj Ballkanit lojën tjetër.

“Erdhëm në pozita shumë të bukura dhe të pastra, por nuk arritëm të shënonim. Kundërshtari ynë është një ekip i mirë. Kemi bërë shumë gabime, sidomos në mbrojtje. Një nga mbrojtësit më të mirë të Turqisë është ndihmësi im Servet Cetin. Ne stërvitim edhe ekipin. Kemi edhe fat të keq. Ne nuk duhet t’i pranojmë këto gola. Unë fola për mbrojtjen pra ndeshjes. U thashë: ‘Mos pranoni gol, ne do të gjejmë një gol’. Ne kemi më shumë mundësi. Kemi lojëra për të luajtur. E rëndësishme është që lojtarët tanë të përmirësohen. Kemi një shans për të dalë nga grupi. Për 2-3 ditë do të luajmë kundër Basaksehirit. Më pas do të shkojmë në Kosovë dhe do të luajmë me Ballkanin. Ne do të tregojmë gjithçka që mundemi”, deklaroi 59-vjeçari.

Ballkani dhe Sivasspori do të përballen sërish mes vete, më 13 tetor. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Exit mobile version