Një meç boksi në Afrikën e Jugut u kthye në kaos kur trajneri hyri në ring dhe e sulmoi boksierin kundërshtar.
Michael Sediane përfundoi në njërin nga këndet e ringut dhe i mllefosur u konfrontua me garuesin jug-afrikan, Jeff Magagne.
Incidenti ndodhi pas fundit të meçit ndërmjet Magagnet ndaj Sithembiso Maduna, njofton mediumi britanik “The Sun”.
Wow! Crazy scenes from a recent boxing event in South Africa this ???????????????? pic.twitter.com/DSn3Qdtvww
— James Roberts (@JamesRoberts330) June 1, 2022
Pasi u përshëndet me Magagne, nisi diskutimi dhe më pas Sediane e nisi një seri grushtesh ndaj kundërshtarit të boksierit të tij.
Magagne u detyrua t’i vendoste duart në fytyrë për t’u mbrojtur nga sulmi i papritur.
Sediane e dha një numër të goditjeve me të dyja duart.
Trajneri Sediane mbeti i mllefosur pasi Magagne e kishte provokuar duke festuar para fytyrës së kundërshtarit të tij, Maduna, i cili u mbrojt në këtë rast nga mentori i tij.