Site icon PrishtinaPress

Trajneri i Las Palmas zbulon se si e mposhti Barçën

Las Palmas mposhti Barcelonën jashtë shtëpisë për herë të parë në 53 vjet në një lojë që prishi festimet e 125 vjetorit të Barçës.

Duke shpjeguar se si Las Palmas arriti një fitore kaq të jashtëzakonshme (1-2), trajneri i tyre Diego Martinez vuri në dukje shfrytëzimin e krahëve të Barçës.

“Ata janë një ekip shumë i kompletuar, i bëjnë gjërat shumë mirë. Por brenda pak mundësive që ata ju japin, sulmi i hapësirave është një opsion që ne u fokusuam në të”, tha Martinez.“Zbritja nga njëra anë dhe ndërrimi i saj me tranzicione të shpejta. Kërkova 3, 4, 5 pasime të shpejta dhe vetëm lojë direkt,” shtoi ai.

Sulmet në krahë funksionuan për Las Palmasin veçanërisht pasi Alejandro Balde u largua nga fusha për shkak të lëndimit në pjesën e parë.

Gerard Martin, i cili e zëvendësoi atë, nuk e ndali Sandro Ramirez i cili hapi rezultatin për Las Palmas.

Barca barazoi me Raphinha, por një tjetër top i pasuar shkëlqyeshëm nga krahët i lejoi Fabio Silvës të shënonte golin e fitores për Las Palmas.

Exit mobile version