Site icon PrishtinaPress

Trajneri i Kosovës me 2 mars, mund të jetë zviceran

Trajneri i Kosovës do të bëhet zyrtar me 2 mars në mbledhjen e kuvendit të FFK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Federatës, Eroll Salihu në një prononcim në Klan Kosova.

Ai ka bërë të ditur, se presidenti, Fadil Vokrri është autorizuar për të përmbyllur këtë proces.

Sipas tij numri një i FFK-së ka udhëtuar në Zvicërr për të përfunduar marrëveshjen, që lë të kuptohet se trajneri mund të jetë zviceran.

Exit mobile version