4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Trajneri i Flamurtarit, Liridon Leci kërcënon gjyqtarin, ky i fundit hap rast në polici

Komisioni i Garave ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj trajnerit të Flamurtarit, Liridon Leci, i cili pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen me Ramiz Sadikun, ka vrapuar drejt gjyqtarit duke e kërcënuar, si pasojë edhe ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Gjyqtari i takimit ka hapur rast edhe në polici ndaj Lecit, pasi ky i fundit ka vazhduar kërcënimet edhe në rrjetet sociale.

Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi xhiros së katërt të grupit B të Ligës së Parë.

“Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, vrapon drejt gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke e  dhe kërcënuar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Pas ndëshkimit kryetrajneri Liridon Leci humb  tërsisht kontrollin dhe fillimisht i shkel këmbën gjyqtarit kryesor, bën dorën grusht dhe fillon ta ofendojë rëndë atë personalisht dhe familjen e tij”, thuhet në njoftim.

“Pasi gjyqtarët kanë hyrë në zhveshtore pas pak hyn edhe Liridon Leci dhe vazhdon të ofendojë në baza familjare  dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor, mirëpo pengohet nga dy asistentët e gjyqtarit kryesor, pastaj ndërhyn policia dhe e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Pas përfundimit të ndeshjes dhe të nesërmen, i njëjti ka vazhduar me kërcënimin përmes  rrjeteve  sociale për çka gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje ka hapur rast në polici. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Flamurtari-Ramiz Sadiku”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img