Trajneri i Dritës, Akis Vavalis është ndarë i kënaqur me fazën përgatitore të ekipit, i cili ushtroi në Bansko të Bullgarisë.
Trajneri grek thotë se lojtarët i kanë mbushur bateritë dhe se janë të gatshëm për sfidat që i presin, fillimisht në garat evropiane, e më pas edhe në edicionin e ri të Superligës.
Trajneri i ekipit gjilanas foli edhe për transferimet e reja, për adaptimin e tyre dhe për ndeshjet kontrolluese të ekipit Bardhekaltër, në të cilat ai u nda i kënaqur me ato që i pa në fushën e blertë.
Drita ishte shumë afër ta fitonte titullin e kampionit të Kosovës në edicionin e kaluar, por dështoi në fund dhe titulli në fund i takoi Ballkanit.
Më poshtë mund ta shikoni postimin e klubit gjilanas dhe deklaratat e trajnerit Vavalis.