Site icon PrishtinaPress

Trajneri amerikan në Kosovë për ligjërata për trajnerët kosovar

Të shtunën ka filluar Klinika e Basketbollit me trajnerin amerikan, Nick Berlage.

Ai në ditën e parë ka folur për Përmirësimin e gjuajtjes (shutit) në mënyrë algoritmike. Berlage para trajnerëve ka ligjëruar për rreth tri orë, duke treguar teknikat në përmirësimin e gjuajtjeve. Klinika ishte mjaft interaktive me trajnerët që kanë pyetur rreth gjuajtjeve që duhet të bëjnë fëmijët, kurse Nick Berlage nuk ka ngurruar të përgjigjet në pyetjet e tyre.

Vikend i basketbollit në kryeqytet së bashku me trajnerin nga Amerika, Nick Berlage. Plot 3 orë ligjërata dhe demonstrime profesionale për trajnerët dhe lojtarët tanë. Së bashku drejt përmbushjes së misionit për Prishtinën qytet të sportit”, ka shkruar Drejtori i Sportit në komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

 

Exit mobile version