Site icon PrishtinaPress

Trajkoviqit i ndalohet vajza në aeroport, ajo i drejtohet Vuçiqit: Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se i është ndaluar vajza në aeroportin e Beogradit.

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, i ka bërë pyetje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi, Aleksandar Vuçiq? Përsëri shërbimet tuaja e ndalojnë vajzën time që është mjeke në aeroport me të hyrë në vend”.

“Një qytetare që e respekton ligjin dhe nuk merret me politikë. Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi?”, ka shkruar Trajkoviq.

Kjo nuk është hera e parë që ndalohen fëmijët e Trajkoviq në aeroport, edhe muaj më parë vajza e saj ishte ndaluar në aeroportin serb. Po ashtu, edhe Trajkoviq ishte ndaluar në mars nga policia në aeroport.

 

Exit mobile version