Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me kreun e mafies në veriun e Kosovës, ka marrë vendim që serbët të largohen nga institucionet legale dhe legjitime, në mënyrë që veriun e Kosovës ta kontrollojë mafia.
Kështu ka thënë ajo gjatë një emisioni televizive.
“Presidenti i shtetit së bashku me kreun e mafias në veriun e Kosovës ka marrë vendim që serbët të largohen nga institucionet legale dhe legjitime, që policët e armatosur ligjërisht dhe në mënyrë legjitime të largohen nga pozitat e tyre, dhe se në thelb veriu i Kosovës, në këtë moment, po kontrollohet nga mafia”./Prishtinapress/