Site icon PrishtinaPress

Trajkoviq: Vuçiqit po pengon hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Kryetarja e Lëvizjes evropiane për Kosovën Rada Trajkoviq ka deklaruar sot se pengesa në hetimin e vrasjes së Presidentit të Iniciativës SDP Oliver Ivanoviq “vjen direkt nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

“Si tjetër mund ta kuptoj. Nëse ju keni një president që del me materialin hetimor dhe e zbulon atë për publikun në vazhdën e hetimit, kjo është një mesazh për ata që dëshmuan, ose për ata të cilët planifikojnë të dëshmojmë se ai (Vuçiq) i di të gjitha përnjëherë. Shënjestër e tij ishte unë, dhe në fakt ai në mënyrë indirekte po pengon hetimet”, ka thënë Trajkoviq për N1.

Presidenti i Serbisë kohët e fundit në një konferencë për shtyp ka folur për deklaratën që Rada Trajkoviq i ka dhënë autoriteteve kompetente të Prishtinës, ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq në Twitter publikoi një dokument duke pretenduar të jetë autentik se çfarë tha Rada gjatë hetimit.

Exit mobile version