0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Trajkoviq: Vajza ime është ndaluar në aeroportin e Beogradit, familjen e kam në njëfarë liste

Kohëve të fundit këshillëtarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq më shumë është përfolur për “lidhjet” e saj me Qeverinë e Serbisë sesa për punët e saj në Ekzekutivin që aktualisht punon.

Ajo kohë pas kohe në rrjetet sociale ka bërë postime të ndryshme nëpërmjet të cilave është ankuar dhe ka kërkuar nga autoritetet serbe që të mos merren me familjen e saj.

Por, thirrjet e saj ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministres së këtij shteti, Ana Bërnabiq, nuk kanë marrë fund.

Ajo edhe sot në rrjetin social Twitter ka shkruar se vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit.

“Edhe vajza ime e dytë u ndalua në aeroportin e Beogradit gjatë daljes nga vendi, rrugës për në kongresin mjekësor rajonal. E gjithë familja është në një lloj liste pa asnjë arsye, asnjë aktivitet politik – vetëm sepse janë fëmijët e mi. Edhe sa?”, ka shkruar ajo në Twitter duke i etiketuar presidentin serb, Aleksandër Vucic, kryeministren, Ana Bërnabiq dhe Qeverinë serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img