3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Trajkoviq ndalohet sërish nga shteti serb

Rada Trajkoviq, këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiqit, është ndaluar sërish nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit.

Këtë e ka bërë të ditur ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, duke thënë se po i ndodh serish një ndalim nga shteti serb.

“Po flasim për Serbinë në BE dhe në Ballkanin e Hapur, ndërkaq liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për mua dhe familjen time“Pyetje për presidentin, kryeministren dhe qeverinë e Serbisë: pse po e bëni këtë?”, ka shkruar Trajkoviq.

Kujtojmë se Rada Trajkoviq ishte ndaluar edhe në dhjetor nga policia serbe në vendkalimin administrativ me Kosovën dhe që nga mbrëmë nuk i është lejuar të hyjë në vend.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img