Site icon PrishtinaPress

Trajkoviq i thotë Gjuriqit: Fotografinë e ka bërë dikush nga rrethi yt i ngushtë për të diskredituar

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i ka reaguar ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq.

Kjo pasi u publikua një fotografi ku Gjuriq ishte në takim privat me Milan Radojçiq, kreu i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator ku mbeti i vrarë një polic.

Gjuriq ka akuzuar autoritetet e Kosovës për këtë, por Trajkokoviq i ka thënë se “kjo fotografi mund të lëshuar në qarkullim nga rrethi i tij i ngushtë”.

Kjo me qëllim që ta diskreditojnë në kohën kur po raportohet se Gjuriq do të jetë kryeministri i ardhshëm i Serbisë.

“Marko, pa asnjë qëllim të keq dhe pa diskutim, i cili është i gëzuar për këtë foto, por vetëm dikush nga mjedisi juaj mund ta bënte dhe ta kishte nxjerrë në publik. Është e qartë se ju po shqetësoni dikë dhe se ai po përpiqet t’ju diskreditojë”, ka shkruar Trajkoviq në platformën “X”, të dielën.

Exit mobile version