Politikania serb, Rada Trajkovic, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pas deklaratës së këtij të fundit rreth ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, për parimet rreth Asociacionit.
Trajkovic ka thënë se deklarata e Vucic është një “deklaratë e papërshtatshme dhe e dobët”
Ajo tutje ka shkruar se ambasadori Hovenier e ka detyrën e tij më të vështirë në Ballkan dhe se arrij të ruajë objektivitetin dhe konstruktuvitetin në mes dy palëve “shpesh të paarsyeshme”.
Në fund, Trajkovic ka thënë se qytetarët e vlerësojnë punën e ambasadorit Hovenier.