Rada Trajkoviq, këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, ka shkruar një status në “X”, ku i ka reaguar Besnik Bislimit, zv.kryeministër i Kosovës.
Trajkoviq ka shkruar se Bislimi nuk e ka kuptuar se politikat e gabuar të fundit të Prishtinës ndaj serbëve, ka ndërkombëtarizuar statusin e serbëve.
“Zoti Bislimi ende nuk e ka kuptuar se politikat e gabuara të fundit të Prishtinës ndaj serbëve të Kosovës kanë çuar në ndërkombëtarizimin e statusit të komunitetit tonë. Kjo nuk është më çështja e brendshme e Kosovës, pasi Prishtinës nuk mund t’i besohet më ruajtja e multietnicitetit.” – shkroi ai.