0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Tragjike: Vritet një person në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në  fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull  i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme  policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

Lajmi në përditësim…

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img