Një person ka vdekur pasi ishte goditur nga vetura.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur në fshatin Mazgit.
Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.