Site icon PrishtinaPress

Tragjike në SHBA/ shtatë-vjeçari qëllohet me plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA-së, ku një djalë 7-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi u qëllua në kokë pas të shtënave me armë mes një sherri të bandave rivale për një motor uji.

Sipas policisë, sherri filloi kur një grup hispanikësh u shqetësuan nga një grup tjetër që hipnin në jetski pranë bregut ku fëmijët po luanin.

“Kur nisën të shtënat, gjyshi i 7-vjeçarit e futi në makinë. Ndërsa ndodhej brenda automjetit, një plumb i ka shpuar dorën gjyshit, dhe më pas plumbi ka goditur fëmijën”, sipas një përfaqësues i policisë.

Yijian Garcia, siç quhej 7-vjeçari, u dërgua në spital por fatkeqësisht nuk arriti të shpëtonte.

7-vjeçari i pafat jetonte në Nju Xhersi, por kishte shkuar për të vizituar gjyshërit e tij për të parë fishekzjarrët në Ditën e Pavarësisë të SHBA-së.

Exit mobile version