Një person në komunën e Prilepit të Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën si pasojë e goditjës nga një rrufe.
Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QRMK) Manastir bën me dije se rreth orës 17:39 në numrin 112 është pranuar njoftimi për një person të vdekur, për të cilin telefonuesi ka raportuar se me shumë gjasa është goditur nga rrufeja në fshatin Mazhuçishtë, Komuna e Prilepit.
Lidhur me rastin, departamenti i Operacioneve dhe Koordinimit të Komisionit Qendror Ushtarak ka njoftuar menjëherë Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Mjekësor të Urgjencës për veprime të mëtejshme.
Sipas informacioneve të fundit të marra nga QRMK Manastir, kanë raportuar në QKM se personi nga fshati Mazhuçishtë, Komuna e Prilepit është goditur nga rrufeja, pas së cilës është transferuar në Urgjencën mjekësore në Prilep, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.