Site icon PrishtinaPress

Tragjedia në Shkodër, avokati: Prokuroria të kontrollojë sinjalet telefonike të asaj dite

Është diskutuar sërish për ngjarjen tragjike që ndodhi disa ditë më parë në Shkodër, ku dyshohet se një nënë është hedhur në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj.

Pas publikimit të një videoje që tregon momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët e saj, nga mediat në Shqipëri, vëzhgimi që japin kamerat e sigurisë, duket se gruaja që ishte me të ndjerën, mund t’i ketë shkruar dikujt.

“Pamjet të cilat duhet të ndërlidhen me komunikim. Çfarë ka thënë ajo, kujt i është ankuar, nëse i ka shkruar Ergys Arrazit për Almën. Komunikimi dhe vëzhgimi që të japin kamerat e sigurisë, të japin të dyshosh që mund t’i ketë shkruar dikujt, do të jetë vetëm vëzhgimi i celularit që do të vërtetojë se çka ka shkruar dhe kujt i ka shkruar. Pritet të ketë një tjetër seancë e marrjes në pyetje për kunatën e Almës, me shpresën që do të japë detaje shtesë dhe do të ndihmojë në zbardhjen e çështjes”, u shpreh Dema për Klanin.

Ndërkohë, avokati Kujtim Cakrani, tha se prokuroria duhet të kontrollojë sinjalet telefonike dhe të verifikojë ku ka qenë në atë moment bashkëshorti i të ndjerës, Alma Arrazit.

“Prokuroria të kontrollojë sinjalet telefonike dhe të verifikojë ku ka qenë në atë moment bashkëshorti. Me atë të një hetimi që është i thjeshtë të marrjes së të dhënave nga kompania celulare që ata kanë poseduar dhe vërteton me detaje edhe vendin ku është gjendur në atë moment”, tha ai.

Exit mobile version