Është diskutuar sërish për ngjarjen tragjike që ndodhi disa ditë më parë në Shkodër, ku dyshohet se një nënë është hedhur në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj.
Pas publikimit të një videoje që tregon momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët e saj, nga mediat në Shqipëri, vëzhgimi që japin kamerat e sigurisë, duket se gruaja që ishte me të ndjerën, mund t’i ketë shkruar dikujt.
“Pamjet të cilat duhet të ndërlidhen me komunikim. Çfarë ka thënë ajo, kujt i është ankuar, nëse i ka shkruar Ergys Arrazit për Almën. Komunikimi dhe vëzhgimi që të japin kamerat e sigurisë, të japin të dyshosh që mund t’i ketë shkruar dikujt, do të jetë vetëm vëzhgimi i celularit që do të vërtetojë se çka ka shkruar dhe kujt i ka shkruar. Pritet të ketë një tjetër seancë e marrjes në pyetje për kunatën e Almës, me shpresën që do të japë detaje shtesë dhe do të ndihmojë në zbardhjen e çështjes”, u shpreh Dema për Klanin.
Ndërkohë, avokati Kujtim Cakrani, tha se prokuroria duhet të kontrollojë sinjalet telefonike dhe të verifikojë ku ka qenë në atë moment bashkëshorti i të ndjerës, Alma Arrazit.
“Prokuroria të kontrollojë sinjalet telefonike dhe të verifikojë ku ka qenë në atë moment bashkëshorti. Me atë të një hetimi që është i thjeshtë të marrjes së të dhënave nga kompania celulare që ata kanë poseduar dhe vërteton me detaje edhe vendin ku është gjendur në atë moment”, tha ai.