Forcat palombare të RENEA-s kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 4 personave u mbytën pasditen e kësaj të premteje në liqenin e Banjës në Gramsh.
Viktimë nga kjo ngjarje tragjike janë 46-vjeçari Arben Zogu me dy djemtë e tij, Esti Zogu 14 vjeç dhe Rubens Zogu 19 vjeç, si dhe kushëriri i tyre 20-vjeçar, Melis Zogu.
4 personat në fjalë ishin futur për t’u larë në liqenin e hidrocentralit të Banjës dhe nuk kishin dalë më.
Autoritetet u njoftuan nga familjarët e tyre rreth orës 19:00, dhe në vendin e ngjarjes, buzë liqenit, u gjetën edhe sendet e tyre personale.