Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tragjedisë së sotme në fshatin Rufc të Lipjanit ku u gjetën të vdekur burrë e grua dhe djali i tyre.
Kurti ka thënë se është i trishtuar nga një ngjarje e tillë tragjike. Ai ka thënë se përtej sqarimit të rrethanave, tragjedi të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit.
Familjes Bekteshi, Kurti i ka shprehur ngushëllime.
Reagimi i Kurtit:
I trishtuar pamasë nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të tre antarëve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Vjetër i Komunës së Lipjanit.
Përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave.
Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.