Rasti tragjik që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ku si pasojë e gjuajtjeve me armë mbeten dy të vdekur e tre të plagosur.
Në këtë rast ishin të përfshira familjet Rafuna e Mehmeti, ku sipas informatave konflikti pronësor ishte arsyeja që shtyri të ndodhte një tragjedi e tillë.
Ndërsa sot gjatë ditës këto familje i kane vizituar hoxhë Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifi për t’iu shprehur ngushëllime familjarëve dhe që t’i ulin tensionet mes vete.
Në faqen zyrtare në Facebook-un e hoxhe Shefqet Krasniqit është publikuar nga stafi një postim ku thuhet se të dy hoxhallarët u kanë bërë thirrje familjarëve t’ia shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit.
“- Sot gjatë ditës hoxhë Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifi me bashkëpunëtor vizituan dy familjet e prekura nga gjakderdhja e javës së kaluar në lagjen Mati 1 – Prishtinë
– Me këtë rast familjeve ju shprehën ngushëllime dhe i lutën dy familjet që t’i ulin tensionet, të pendohen për veprën e bërë dhe të mundohen bashkërisht me dal prej kësaj gremine sa ma shpejtë, duke ja shtrirë dorën e pajtimit njëri tjetrit dhe duke u zotuar se më nuk do të përsëriten gjëra të tilla.
– Hoxhollarët i falënderuan familjarët për mikpritje dhe shprehën gatishmëri për me hec në këtë drejtim deri sa të vijë tek pika e fundit, pajtimi”, është shkruar në Facebookun e Shefqet Krasniqit.