4.5 C
Pristina
Saturday, March 22, 2025

Buy now

spot_img

Tragjedia në Koçan: Arrestohen dy ish kryetarët dhe kryetari i dorëhequr Papazov

Një aksion i Policisë u zhvillua mbrëmë me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit në Maqedoni të Veriut lidhur me rastin tragjik të zjarrit në klubin “Pulse”, ku vdiqën 59 persona. 

Sipas informacioneve fillestare, janë arrestuar ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov.

Prokuroria Publike njoftoi se operacioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të vazhdojë gjatë gjithë natës, ndërsa më shumë detaje do të japin sot.

Ljupço Papazov më 17 mars është marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Publike të Koçanit dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, Prokuroria ka njoftuar se do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.

Dimitrovski ishte kryetar i Komunës së Koçanit nga viti 2009-2017, ndërsa Iliev nga viti 2017-2021.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img