Trupat e shtatë prej viktimave nga përplasja tragjike e dy trenave në Greqi janë djegur plotësisht. Sipas mediave greke, për identifikimin e tyre nevojitet testi i ADN-së. Aktualisht ata ndodhen në morgun e përgjithshëm të Larisës, zona ku ndodhi aksidenti.
Shefja e Shërbimit Mjekësor të Larisës, Rubin Leontari tha se “transferimi i trupave po vazhdon”.
“7 trupa janë karbonizuar. Procesi i identifikimit ende nuk ka filluar. Ky është një proces që kërkon kohë. Disa trupa kanë nevojë për testin e ADN-së ne mënyrë që të bëhet identifikimi i tyre”, tha ajo në një intervistë për mediat greke.
Pjesa më e madhe e trupave të karbonizuar janë të rinj. Autoritetet greke besojnë se numri i viktimave ka gjasa të rritet. Deri më tani janë regjistruar 38 viktima nga përplasja e dy trenave.