-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tragjedia në fshatin Zllatar, IPK arreston e suspendon policët që ishin në ndejën private

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka filluar hetimet lidhur me rastin e vrasjes së zyrtarit policor në fshatin Zllatar të Prishtinës.

IPK ka treguar se pas mesnatës kishin pranuar informacionin se kishte ndodhur një incident dhe ku fillimisht kishte mbetur i plagosur një person.

Tutje tregojnë e kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa theksojnë se zyrtari policor i plagosur ishte dërguar për trajtim mjekësor por s’kishte arritur të mbijetonte.

“Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion  përmes “Linjës së kaltër” nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar të Prishtinës ku ishte plagosur një person.Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur thirrjes kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.Personi i plagosur në këtë rast (zyrtar policor) ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe pavarësisht përpjekje të mjekëve i  njëjti fatkeqësisht ka vdekur si pasojë e lëndimeve”, thuhet në njofitm.

Sipas hetimeve preliminare IPK thotë se “dyshohet se rasti ka ndodhur në një ndejë private ku morën pjesë 15 zyrtarë policorë që të gjithë jashtë detyrës zyrtare”.

Në vazhdim njoftojnë se zyrtari policor i dyshuar për këtë rast është arrestuar nga IPK nën dyshimin për kryerjen e veprës penale vrasje dhe i është caktuar masa e ndalimit 48 orë dhe është suspenduar nga detyra.

Ndërkohë masa janë marrë edhe ndaj të gjithë policëve të tjerë që kanë qenë në ndejë, disa janë arrestuar e suspenduar dhe disa vetëm janë suspenduar.

“Personi i dyshuar në këtë rast – (zyrtar policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të vrasje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Me dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga Inspektorati Policor janë arrestuar edhe 5 zyrtarë tjerë policorë (që ishin prezent në ndejë) kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar.

IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit edhe për 9 zyrtarët tjerë policorë që ishin prezent në këtë rast.

Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës dhe njësinë rajonale të hetimeve  janë akoma duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ka ndodhur incidenti në konsultim edhe me prokurorin kujdestar që është prezent aty.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, përfundon njoftimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img