-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tragjedia në Cetinë të Malit të Zi, reagon kryeministri Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Cetinë ku raportohet për 11 persona të vrarë.

Ai tha se Mali i Zi nuk mban mend një tragjedi të tillë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, tha Abazovic në Telegram.

Tridhjetë e katër vjeçari VB ka vrarë sot disa persona në Cetinë, më pas është vrarë. Siç mësoi Vijesti, ai ka qëlluar disa persona në afërsi të vendbanimit të tij.

Televizioni Vijesti, duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, raportoi se të paktën 10 persona janë vrarë, katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 në afërsi të ndërtesës së Qeverisë dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike dhe gjendja e tij është stabile.

Portali Vijesti raporton e kryeministri Dritan Abazoviq do të vizitojë të plagosurit në QKKG dhe Cetine me ministrat dhe kryetarin e komunës së Cetinës Nikolla Gjurashkoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img