Tre persona të moshës së re, vdiqën mbrëmë si pasojë e një aksidenti. Me veturën që udhëtonin, ata kanë rënë në liqenin e Badocit.
Mesazhe ngushëllimi kanë shprehur krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike.
Kryeministri Albin Kurti pasi ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes me shpejtësinë.
“Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta”.
“I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë”, ka shkruar tutje Kurti në Facebook.