Dhembja në dhëmbë e çoi në ordinancën ‘Doktorat’, nga pamja e jashtme e së cilës zor kuptohet se ofrohen shërbime mjekësore.
Por, në vendin ku shkoi për t’u mjekuar, 35 vjeçarja, Leonora Shala, gjeti vdekjen.
Posa mjeku, Xh.K nisi tretmanin, gjendja e mërgimtares nga Italia që po qëndronte për pushime në Malishevë, u përkeqësua e ajo humbi ndjenjat.
Në këtë gjendje, doktori i cili më pas u arrestua bashkë me motrën e tij H.K, pronare e ordinancës, e çoi atë në emergjencën e qytetit, pak metra larg.
Shala u dërgua më pas në Qendrën Klinike Universitare, ku nuk arriti me shenja jete.
Familjarët thonë se e ndjera që la katër fëmijë, s’kishte telashe me shëndetin