0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tragjedia me 10 të vdekur në Alpet e Zvicrës dhe Austrisë, shkak ortekët e borës

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në disa ortekë në Alpet e Austrisë dhe Zvicrës, gjatë fundjavës, raporton BBC.

Midis viktimave ishin turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania.

Kjo është ngjarja e dytë që ka ndodhur në Zvicër për shkak të rreshjeve intensive të borës dhe erës.

Policia austriake njoftoi pesë vdekje për ditën e sotme, duke përfshirë atë të një 59-vjeçari, i cili ishte borëpastrues.

Midis viktimave ishin: udhërrëfyesi Anton am Arlberg, një 62-vjeçar cili po bënte ski në rrugë rreth majës së Hohe Aifner, një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, një shtetas kinez 32-vjeçar, një gjerman 50-vjeç, një grua 56-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar .

Ortekët janë të zakonshëm në Zvicër dhe Austri. Sipas mediave të huaja vetëm dje janë raportuar 30 ortekë në rajonin e Tirolit, 11 të cilët goditën njerëz.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img