Sporti italian e ka marrë një goditje të rëndë mbrëmë.
Volejbollistja e re italiane e ekipit Igor Novara, Julia Ituma ka ndërruar jetë pasi u hodh nga ballkoni i dhomës ku gjendej.

Më saktësisht, 18 vjeçarja dje e zhvilloi ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër ekipit turk, Eczacibasi, shkruajnë mediat italiane.

Por, mbrëmë, derisa gjendej në dhomën e saj të hotelit në Stamboll, ajo i dha fund jetës duke kërcyer nga lartësia, për shkaqe ende të paqarta.
“Jam i shokuar nga ikja tragjike e Julia Ituma, një volejbolliste 18 vjeçare e ekipit Igor Novara. Ngushëllime familjes, klubit dhe krejt komunitetit të volejbollit italian”, ka komentuar ish-selektori i Kombëtares së volejbollit të meshkujve të Italisë, Mauro Berruto. /PrishtinaPress/
