Site icon PrishtinaPress

Tragjedi në Ozdrim të Pejës, makina godet për vdekje dy persona dhe një tjetër lëndohet rëndë

Dy persona kanë humbur jetën pasi janë goditur nga një makinë në fshatin Ozdrim të Pejës, derisa një person i tretë i lënduar rëndë është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. 

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i PK të Pejës, Driton Rugova, i cili ka treguar se poashtu shoferi i automjetit gjendet në stacionin Policor të Pejës.

“Policia është informuar për një askidnet trafiku në Ozdrim të Pejës. Të përfshira janë një veturë dhe tre këmbësorë. Dy janë të vdekur, këmbësori i tretë është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. Vozitësi i Automjetit është në stacion policor në Pejë” , ka deklaruar Rugova për Express. 

Lidhur me rastin për Express ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka konfirmuar rastin./GazetaExpress/

Exit mobile version