-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tragjedi në Mesdhe: 240 emigrantë mbyten në brigjet e Libisë

Rreth 240 emigrantë besohet se janë mbytur në një anije që u fundos në brigjet e Libisë, në Detin Mesdhe.

Organizata spanjolle e ndihmës së parë, “Proactiva Open Arms” tha se kishte gjetur pesë trupa mbi det në afërsi të dy varkave të përmbytura, të cilat mund të mbajnë më shumë se 100 njerëz.

Një anëtare e organizatës tha se 5 nga trupat që kishin nxjerrë nga Mesdheu ishin djem të rinj të cilët dyshohet se janë mbytur.

Këtë lajm e përforcon edhe agjensia e lajmeve “Reuters”, që raporton se rojet bregdetare në Itali, kanë konfirmuar 5 të vdekur.

Sipas kësaj organizate, të paktën 240 emigrantë mund të kenë vdekur dhe nuk përjashtohet mundësia që këto anije të ishin me kontrabandistë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img