Pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi.
17-vjeçari ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.
“Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit. E kemi kryer reanimin. Për fat të keq ka qenë i paskusshëshm. Pacienti ka ardhë pa shenja jete”, ka thënë Vegishti.
Federata e Futbollit e Kosovës reagoi duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të Erionit. /Prishtinapress/