Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Podujevë të dyshuar që kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.
Në raportin e Policisë thuhet se dyshohet që të dy të arrestuarit kishin trafikuar një grua.
“TRAFIKIM ME NJERËZ/Podujevë (NN) 17.09.2022 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se ishin duke e trafikuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Prishtinapress/