Policia e Kosovës, pas një pune hetimore ka arrestuar dje tre persona, dy shtetas kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.
Viktima femër siç njofton Policia e Kosovës, ka pranuar tretman mjekësor.
Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje kurse dy tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.