-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Trafiku urban në Prishtinë gjatë dhjetorit falas

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se qarkullimi me autobusët e trafikut urban për një muaj do të jetë falas për të gjithë qytetarët, duke filluar nga 1 dhjetori.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm për mbrojtjen e shëndetit në kohë pandemie.

Postimi i plotë:

Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga 1 dhjetor.

Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.

Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img