Site icon PrishtinaPress

Trafiku Urban bën thirrje që të paguhet bileta me SMS, që të shmangen 2 eurot false

Trafiku Urban ka bërë thirrje që pagesa e biletës të bëhet përmes SMS-ve në mënyrë që të shmanget përdorimi i parave të gatshme, veçanërisht monedhës 2 euro.

Kjo pasi kohëve të fundit në treg janë duke qarkulluar para false të monedhës 2 euro.

“Për të shmangur përdorimin e parave të gatshme, veçanërisht monedhën 2 euro, ftojmë qytetarët që të pajisen me bileta përmes SMS. Duke pasur parasysh se kohët e fundit është rritur numri i monedhave të falsifikuara, punonjësit tanë në terren, përkatësisht konduktorët, po ballafaqohen me sfida shtesë me pranimin dhe kthimin e parave të imta gjatë inkasimeve të bileta”, thuhet në njoftim.

Edhe kryeshefi Ekzekutiv i Trafikut Urban, Burim Maraj, u bënë thirrje qytetarëve që të pajisen me bileta përmes SMS dhe të kenë mirëkuptim.

„I lusim qytetarët të kenë mirëkuptim për procedurat e verifikimit të monedhave nga punonjësit tanë gjatë kryerjes së pagesave dhe të shfrytëzojnë sa më shumë mundësinë e pajisjes me bileta përmes SMS, formë kjo e cila është më e lehtë dhe më e sigurt“, tha ai.

Exit mobile version