Site icon PrishtinaPress

Trafikonte drogë të fshehur në lodra pelushi, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi është kapur duke trafikuar drogë sintetike drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë.

Mësohet se shqiptari e fshihte drogën brenda disa zbukurimeve në formën e Buddhës si edhe brenda disa arinjve prej pelushi, të cilat më pas dërgoheshin mijëra kilometra larg.

Sipas mediave italiane, 47-vjeçari paguhej përmes transfertave bankare ose me kriptovaluta për lëndët narkotike që shiste, ndërsa i gjithë operacioni kryhej në bashkëpunim me një argjendar i cili ruante drogën në laboratorin e tij në Varese.

 

Exit mobile version