4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Trabzonspor dënohet me një vit mospjesëmarrje në garat evropiane

Lideri i Superligës së Turqisë, Trabzonspor është dënuar me një sezon mos pjesëmarrje në garat evropiane këtë të mërkurë për thyerje të rregullave të Fair Play Financiar.

UEFA në një komunikatë të mërkurën ka njoftuar se Trabzonspor ka dështuar të plotësojë kushtet në marrëveshjen që ka arritur me UEFA-n në vitin 2016, kur është zbuluar se ka shkelur rregullat.

Është raportuar se suspendimi do të hyjë në fuqi nëse Trabzonspori kualifikohet në Evropë stinorin e ardhshëm, por jo edhe për stinorët tjerë.

Trabzonspor është lider në kampionat dhe do të shkonte në Ligën e Kampionëve direkt në fazën e grupeve, ku fillimisht do të fitonte dhjetëra miliona euro.

Ata përcjellën nga Basaksehir që kanë pikë të barabarta nga 53, ndërsa kampionati do të rikthehet javën e ardhshme.

Në vitin 2016, Galatasaray u ndalua për një sezon dhe humbi një vend në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Ankesa e Galatasaray për rrëzimin e ndalimit dështoi në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img