-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Toyota dhe ExxonMobil bashkëpunojnë në zhvillimin e eko-karburanteve

Toyota, gjiganti japonez i veturave – prodhuesi më i madh në botë sa i përket volumit – ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me gjigantin e naftës ExxonMobil për zhvillimin e një gjenerate të re të karburanteve me emetime më të vogla të karbonit.

Toyota thotë se karburantet e reja nga Exxon e kanë “potencialin” për reduktimin e emetimeve nga veturat për 75 për qind në dallim me karburantet konvencionale të cilat përdoren sot në transportin rrugor.

Politikëbërësit nga e gjithë bota kanë propozuar rregulla të reja të cilat u kërkojnë kompanive të veturave që të reduktojnë emetimet e gazit – por standardet e karburantit janë injoruar kryesisht në përpjekjet për ajër më të pastër.

Përderisa Toyota po zhvillon vetura hibride, hibride “plug-in”, elektrike, me karburant hidrogjen dhe me qeliza karburanti me hidrogjen, prodhuesi i veturave argumenton se duhet të ketë zgjidhje të shumta për të reduktuar gjurmët e karbonit në mjetet e transportit.

Toyota thotë se karburanti me karbon të ulët do të ishte i pajtueshëm me automjetet e vjetra – dhe infrastrukturën aktuale – duke ofruar një mënyrë për të reduktuar emetimet për shoferët që nuk janë në gjendje të kalojnë në vetura elektrike në të ardhmen e parashikueshme.

Përveç fuqizimit të veturave të vjetra, përdorimi i karburanteve me karbon të ulët në lidhje me motorët hibridë ka potencialin për të ulur sasinë e CO2 që emetohet nga marmitat.

Përderisa Bashkimi Evropian synon një reduktim 100 për qind të emetimeve të gazrave të gazit deri në vitin 2035 – ajo nuk është gjë tjetër përveçse detyrim për një kalim te veturat elektrike – këtë javë qeveria e SHBA-së paraqiti një propozim që kërkon një reduktim prej 56 për qind të emetimeve nga veturat e reja deri në vitin 2032

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img