Trajneri i njohur, Afrim Tovërlani, ka bërë një postim në prag të derbit Prishtina – Ballkani, që zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Gjatë ditës së sotme është raportuar se janë shituar të gjitha biletat për këtë ndeshje.
Dhe, Tovërlani, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, ka kujtuar vitin 2001, kur në atë kohë thotë se ndeshja Prishtina – Gjilani ishte ndjekur nga 25 mijë tifozë.
“Toki” gjithashtu ka thanë se në disa raste edhe seancat stërvitore janë ndjekur nga 2 deri në 3 mijë tifozë.
“Prishtina – Gjilani 2001 – 25 mijë shikues, e jo tash 10 mijë! Mos t’i përmendi do raste tjera, 2-3 mijë stërvitje”, ka shkruar Tovërlani, i cili tani është përzgjedhës te Kombëtarja U21 e Kosovës.
