Tottenhami ka shënuar fitoren e radhës në Premierligën angleze.
“Spursat” kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Crystal Palace, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Të tre golat janë shënuar në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me barazim 0-0.
Një autogol i Joel Ward i dha epërsinë Tottenhamit në minutën e 53-të.
Fitoren e siguroi koreani Heung-Min Son, duke shënuar golin e dytë në minutën e 66-të.
Krejt çfarë arriti të bëjë Crystal Palce deri në fund ishte të ngushtoj rezultatin me golin e Jordan Ayew në 90+4.
Me këtë fitore, tottenhami ”blindon” kreun e tabelës me 26 pikë, pesë më shumë se Manchester City.
Në anën tjetër, Crystal Palace renditet në vendin e 11-të, me 12 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/