1.8 C
Pristina
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

spot_img

Tottenhami kompleton transferimin e parë të janarit

Tottenhami e ka kompletuar transferimin e portierit çek Atnonin Kinksy, në një marrëveshje që thuhet se ka vlejtur 10 milionë funte.

Që disa javë Kinsky ishte i lidhur me kalimin në Londër, ndërsa udhëtoi të shtunën për t’i kryer testet mjekësore.

Me anë të një komunikate zyrtare, Tottenhami konfirmoi afrimin e çekut nga Slavia Praga.

“Jemi të lumtur t’iu njoftojmë transferimin e Antonin Kinsky nga Slavia Praga. 21-vjeçari është pajtuar me marrëveshjen deri më 2031 dhe do ta mbaj numrin 31 në fanellë”.

Asnjë çmim nuk u përmend zyrtarisht, megjithatë gazetari Fabrizio Romano raporton se vlera ka qenë “përreth 10 milionë funte”.

Tottenhami ishte në kërkim të një portieri shkaku i problemeve të mëdha, ndërsa Kinsky mund të debutojë qysh në gjysmëfinalen eCarabao Cup ndaj Liverpoolit të mërkurën, nëse dokumentet ligjore kompletohen deri atëherë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img