Juventusi i gjendur në avantazhin e dy golave nuk ka mundur që të marrë fitoren në Itali, pasi britanikët barazuan shifrat në 2-2.
Argjentinasi realizoi dy herë brenda 9 minutave të para ndaj Tottenham, por skuadra angleze gjeti forca për të reaguar, duke ngushtuar rezultatin në 2-1 në minutën e 35 me Kane, e në fraksionin e dytë të ndeshjes me anë të Eriksen barazoi shifrat.
Higuain pati një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e tretë për Juventus dhe personal, por gaboi nga pika e penalltisë në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë.