1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Totaj demaskon drejtoreshën e dorëhequr: Pse e ka nënshkruar dokumentin nëse ka pasur parregullsi

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka hedhur poshtë akuzat që ish-drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Prizren i ka thënë në drejtim të tij. Vjolla Kabashi ka deklaruar se ka pranuar kërcënime e shantazhe nga kryetari lidhur me nënshkrimin e një pagese të jashtëligjshme.

Totaj ka thënë se akuzat e saj nuk qëndrojnë. Sipas tij, Kabashi ka treguar përformancë të dobët dhe ka refuzuar të respektoj kërkesat e tij.

Ai ka thënë se projekti që ka kërkuar për t’u nënshkruar ka qenë të kalojnë mjetet (pagesat) për një drejtori tjetër. Sipas tij, drejtoritë kanë të drejt t’i bartin mjetet nga një drejtori tek tjetra që ka nevojë.

“Drejtoresha ka refuzuar të respektoj kërkesën time dhe procedurat që do të mundësoni qe mjetet ti shfrytëzojmë. Këto mjete ka qenë dasht të alokohen në projekte konkrete. Zonja në fjal ka ngritur dyshime rreth integriteti të stafit dhe identitetin tim si kryetar i komunës. Ju siguroj se pretendimet rreth kinse një pagese të parregullt fare nuk qëndrojnë. Drejtoresha nëse ka qenë e bindur se pagesa ka qenë e kundërligjshme ka pas mundësi të jep dorëheqje e të mos e nënshkruaj fare”, ka thënë ai.

Totaj ka thënë se Kabashi ka pasur komunikim të keq me kolegët e kabinetin e tij.

“Mungesa e aftësive komunikuese menaxhimi jo I mirë I kohës sjelljet jo bashkëpunuese me kolegët e tjerë si dhe me kabinetin e kryetarit kanë rrezikuar seriozisht përmbushjen e objektivave dhe detyrave të punës”.

Vjollca Kabashi mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren.

Lajmin për dorëheqje e ka bërë publike vetë Kabashi duke hedhur akuza për kërcënime, shantazhe e shkelje të ligjit nga ana e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Kabashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me urdhër të kryetarit dhe nën kërcënimet e tij dhe kabinetit, ajo ka nënshkruar një dokument për një pagesë të jashtëligjshme.

“Shpreh indinjatën time të thellë që nga e enjëta deri të premtën në ora 13:20minuta lidhur me një pagese që për mua është e kundërligjshme duke më shantazhuar e duke më kërcenuar se unë të shkarkoj dhe jam detyruar të nënshkruaj nën presion dhe kërcenim me urdhëra të kryetari Shaqir Totaj, shefit te kabinetit Nehat Elshani dhe drejtorit të Drejtorisë të Shërbimeve Publike Çelë Lamaj”, ka shkruar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img