Site icon PrishtinaPress

Torte fanta

Perberesit:
6 veze
7 luge sheqer
8 luge miell

Kremi i verdhe:
3 pudinga vanile
6 luge sheqer
1 liter fanta(orang)
200 gr biskota

Kremi i bardhe:
½ l qumesht
6 luge miell
6 luge sheqer
150 gr margarine

Glazura:
100 gr qokollate per zierje
100 gr margarine

Pergatitja:
Tunden vezet me sheqer derisa te shkrihet sheqeri dhe pastaj shtohet mielli dhe perzihet ngadale.Kjo mase piqet ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje.
Per kremin e verdhe tunden pudingat me pak fanta dhe sheqerin ,kurse masa tjeter e fantes vihet te vloj dhe pasi te vloj e qesim perzierjen e pudingave dhe e perziejme derisa te trashet,pra dmth procedure e njejete sikurse kur i pergadisim pudingat me qumesht.
Per kremin e bardhe tundim miellin me pak qumesht te ftohet kurse pjesen tjeter te qumshtit e qesim te vloj dhe i shtojme sheqerin dhe pastaj e qesim masen me mielli ne qumshtin qe vlon duke e perzier vazhdimisht derisa te trashet pastaj e largojme nga zjarri dhe shtojme margarine duke e perzier vazhdimisht me mixer.
Permbi pandispanjen e pjekur dhe te ftohur e qesim kremin e verdhe kurse pandispnjen e lagim me nje gote fanta dhe pastaj shtojme kremin e verdhe.
Permbi kremin e verdhe rendisim biskotat e njomura ne fanta dhe permbi biskota shkon kremi i bardhe,dhe permbi te pasi te ftohet mire qokollata e shkrire me margarine.

Exit mobile version